Ja si synon Serbia ta shtojë prezencën ushtarake në Luginë të Preshevës (Video)
Fehmi Ramadani, përfaqësues i shoqatës “Vatra”, në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, shpalosi dokumentin e Qeverisë serbe, me te cilin bëhet publik plani i Serbisë për ta rritur prezencën ushtarake në Luginën e Preshevës.
“Dokumentet zyrtare zbulojnë planin për zgjerim të bazës ushtarake të Serbisë”, ka thënë Ramadani. “Baza do të zgjerohet nga Bujanoci deri ne Karadak”.
“Në ndërtimin e kësaj baze ka ndikim edhe Rusia. Sipas disa analizave, tetëmijë deri në dhjetëmijë qytetarë të Luginës janë zhvendosur ne Fushe Kosove.
Serbët tash duan të shlyejnë librat e amzës të qytetarëve të larguar shqiptarë”, thotë ai.
Shqetësimi i tij është se faktori politik në Kosovë nuk po merret me këtë çështje, që po nxit shpërnguljen e shqiptarëve. “E, faktori ndërkombëtar po qëndron indiferent”, vlerësoi Ramadani.
https://youtu.be/WXKP7mfagoY