Çfarë thotë BE, për Luginën e Preshevës?
Raporti i Progresit për Serbinë, edhe këtë vit nuk ka shpërfaqur disa probleme të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Ky raport thotë se rajoni ende është rëndë i pazhvilluar dhe etnia shqiptare vazhdon të jetë e nën përfaqësuar në shërbimet publike.
Gjithashtu, raporti kujton se ende nuk ka filluar dialogu ndërmjet autoriteteve qendrore dhe liderëve lokalë për një program gjithëpërfshirës të integrimit dhe rimëkëmbjes ekonomike.
Në raport u bëhet thirrje të dyja palëve për një dialog konstruktiv. Si të arritur, Raporti i konsideron edhe bursat e dhëna nga Qeveria serbe për shqiptarët në tetor të vitit 2014.
Puna e Komitetit Koordinues për zbatimin e konventës kornizë për të drejtat e minoriteteve kombëtare, është vlerësuar nga ky raport. /Tribuna Channel/