Lajme

Raporti nga Evropa: Shqiptarët të nënpërfaqësuar në Luginë, të drejtat e pakicave kusht i BE-së ?!

Raporti i Komisionit Evropian mbi përparimin e Serbisë në rrugën evropiane flet edhe për gjendjen në Luginë të Preshevës.

Lidhur me komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në raport thuhet se situata ishte në përgjithësi e qëndrueshme, dialogu në mes autoriteteve qendrore dhe udhëheqësve lokal shqiptarë në programin e integrimit dhe rimëkëmbjes ekonomike nuk ka rifilluar dhe se për këtë duhet një bashkëpunim i gjithë akterëve, shkruan Titulli.com.

“Me qëllim të adresimit të shifrave të pasakta të popullsisë që rezultojnë nga bojkoti shqiptarëve etnikë për regjistrimin e vitit 2011, qeveria vendosi të miratojë një vlerësim të popullsisë me ndihmën e ekspertëve të pavarur ndërkombëtar në përputhje me rekomandimet e Komitetit Këshillues për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare”, thuhet mes tjerash në raportin e Komisionit Evropian.

Gjithashtu i njëjti raport flet edhe për Trupin Koordinues të qeverisë i cili vazhdon të prezantojë aktivitetet në mënyrë efektive, gjenerata e katërt e studentëve janë regjistruar në Fakultetin Ekonomik të Universiteti i Novi Sadit dega në Bujanoc, investimet dhe grantet për bizneset lokale vazhdojnë të jepen nga qeveria qendrore dhe se roli i Trupit Koordinues duhet të mbështetet , citohet në raportin e Komisionit Evropian që ka siguruar Titulli.com.

Gjithashtu përmendet se ky rajon vazhdon të mbetet i pazhvilluar dhe i nënpërfaqësuar në institucionet publike.

Sipas këtij raporti përfaqësimi i pakicave kombëtare në institucionet publike kryesisht në nivelin lokal duhet të rritet dhe se Serbia është duke përgatitur planin për mbrojtjen e pakicave nga shteti deri në fund të vitit 2015, kjo është kërkesë në kapitullin 23 të negociatave mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë.

Vlen theksohet se politika lokale shqiptare në Luginë të Preshevës në qershor të vitit 2013 i ka dorëzuar planin shtatëpikësh qeverisë në Beograd përmes të cilit parashihet përmirësimi i pozitës shqiptare në këtë rajon.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button