Lajme

Deputetet e parlamentit të Shqipërisë do te vizitojnë Luginën e Preshevës

Për herë të parë në luginën e Presheves, ditën e premte, me datë 13 nëntor, do te qëndrojnë zonjat deputete të parlamentit të Shqipërisë, ku me këtë rast deputetet do të kenë mundësi teë prekin nga afër realitetin dhe vështiresit me të cilat përballen banorët e keëtyre trojeve shqipetare.

Vizita e tyre do të ngjallë shpresë tek shqiptarët e harruar të Luginës.

Siç ka mësuar presheva.com, fillimisht zonjat do të priten nga kryetari i komunës së Presheves z.Ragmi Mustafa dhe këshilltarë të kuvendit komunal.

Arritja pritet te jetë rreth ores 17 h prandaj ftohen qytetaret qe te dalin ne kte kohe për t’i uruar mirsëardhjen në qendër të qytetit zonjave deputete që pritja të jetë sa më madhështore !
Gjat ditës së shtunë do të ketë dhe një seancë të jashtëzakonshme në kuvendin komunal e cila do te pasoj me një koktej rasti gjatë takimit me grat intelektuale, aktiviste te komunës së Preshevës nga ku me pas do te udhetojnë për vizitë në komunën e Bujanocës .
Duke shprehur mirnjohje dhe faleminderime pafund per viziten ne u urojm mirseardhje deputeteve dhe shpresojme qe vizita të jet sa më e suksesshme!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button