Lajme

PVD harroi qka ndodhi më 13 shtatorë në Medvegjë, sot iu bashkua SNS-së dhe SPS-së

Edhe përkundër vështirësive gjatë procesit zgjedhorë dhe pengesave që u shfaqën ditën votimit në vendkalimin kufitarë në Mutivodë për të penguar shqiptarët që të kthehen në vendlindje për të votuar, sikurse edhe fshirja nga lista e votimit të shum shqiptarëve, PVD me 3 këshilltarët e fituar nga këto zgjedhje sot edhe zyrtarisht iu ka bashkangjitur partive politike serbe për të udhëhequr me Kuvendin Komunal.

Në mbledhjen e sotme të kuvendit komunal të Medvegjës për zëvendës kryetar të kuvendit është emruar Florim Sahitin nga radhët e PVD-së, ish-zëvendës kryetarë i komunës në mandatin e kaluar, në këtë mbledhje janë emruar dhe anëtarët e këshillit komunal dy nga të cilët janë nga radhët e PVD-së Kadri Hyseni ish natërë i organit të përkohshëm dhe 75 vjeqarin Hasan Xhema. Partia Demokratike dega në Medvegjë e cila në këto zgjedhje ka garuar për herë të parë, ka arritur që të fitojë besimin e shumicës së popullatës shqiptare në këtë komunë, kështu duke fituar 5 mandate në kuvendin komunal nga 35 sa numëron gjithsej KK i Medvegjës. Bajram Mustafa kryetarë i degës së PD-së në në këtë komunë i ka thënë BujanociNet se, shqiptarët e Medvegjës janë skajshmërisht të rrezikuar në qdo aspekt, veqmas rastet e fundit të shlyerjes së shqiptarëve si banorë të kësaj komune, kështu duke bërë një spastrim të heshtur etnik. Sipas Mustafës, PD si opozitë do të ngris zërin në të gjitha instancat që të ndërmiren masa urgjente për parandalimin e kësaj dukurie e cila është në dëm të popullatës shqiptare. “Duke parë të kaluarën jo të largët ne e kemi parë të udhës që në asnjë mënyrë mos ti bashkangjitemi këtij koalicioni sepse, janë po të njetit njerëz të cilët u munduan që ta zbarzin këtë komunë nga shqiptarët duke përdorur metoda të ndryshme” ka thënë Mustafa.

zeqir-sinaniI ndjeri Zeqir Sinani Më 30 qershorë të këtij viti plaku 78 vjeqar Zeqir Sinani nga fshati Tupall komuna e Medvegjës është gjetur i varur në shtëpin e tij. I ndjeri Sinani ishte njoftuar se e kishte humbur vendbanimin, gjegjësisht ishte shlyer nga regjistri, kështu duke mos iu mundësuar edhe marja e atij pak pensioni që kishte me të cilin mbahej gjallë ekonomikisht. Pasi ishte njoftuar se nuk është më banor i Tupallës pas 78 viteve jetë në këtë vendbanim, iu kishte drejtuar edhe organeve policore duke kërkuar që t’ia kthejnë vendbanimin, në të kundërtën ai nuk ka rrugë tjetër vetëm ta vras vetën, gjë që edhe kishte ndodhur. Vuajtjet e shqiptarëve në këtë komunë ishin të natyrave të ndryshme, torturat janë ato që kanë detyruar shpërnguljen e shum shqiptarëve nga kjo komunë, në periudhën kur PVD ishte në koalicion me partin e kryetarit të ndjerë Sllobodan Drashkoviq, edhe në atë kohë shqiptarët torturoheshin, njëri nga ta është edhe Sokol Ismajli nga fshati Gërbac i komunës së Medvegjës, i cili është rrahur brutalisht, pasi në shtëpinë e tij një polic e kishte goditur me armë para familjarëve.

Sokol-IsmajliSokol Ismajli i rrahur ne shtepin e tij nga policia Deputeti popullorë në Parlamentin e Sërbisë Shaip gjat seancës së fundit në Parlament, ka tërhequr vërejtjen rreth shlyerjes së qytetarëve nga evidenca duke theksuar se me një gjest të këtij lloji nuk po rrespektohet as ligji i vendit, e as konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, sikur Kamberi dhe PVD të kishin menduar seriozisht në këtë drejtim, sot PVD në Medvegjë do të mbrojë të drejtat e atyre pak shqiptarëve të mbetur dhe jo ti bashkangjiten atyre subjekteve politike që po asimilojnë shqiptarët e kësja komune, i tha BujanociNet-it Mustafa./BujanociNet/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button