Lajme

Jurist nga Presheva dhe Bujanoci në seminarin “Mbrojtësit e të drejtave të pakicave” në Novi Sad

Prezenca e juristëve nga Presheva dhe Bujanoci e bëri të ishin prezentë të gjitha pakicat në seminarin e mbajturë në Novi Sad.

Mbrojtësit e të drejta të pakicave kështu është quajtur seminari i organizuar nga Këshilli për edukumin e të rinjëve i mbështetur nga Civil Rights Defenders.

Seminari ka zgjatur 5 ditë me ligjerata intenzive dhe vizita të ndryshme.

Ligjerata kan qenë pikërishtë për drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe vizita e Ombudsmanit dhe Gjykatës Themelore në Novi Sad u mundsuanë pjesmarrësve të jen më të informuar në lidhje me rrolin dhe kompencat e këtyre dy institucioneve.

Juristët nga Presheva të cilët ishin pjesmarrës treguan potencialin dhe gatishmërin në përkrahjen e mbrojtjes së të drejtave të pakicave në Serbi ,si një ndër pakicat më të diskriminuar në Serbi.

Çështja e mbrojtjes së pakicave imponohet edhe sot për shkak se numri i madh i shteteve me popullsi të përzier në pikpamje etnike,racore,fetare ose gjuhësore është shum i madh.

Garantimi i të drejtave të pakicave bëhet çështje e interesit ndërkombëtare me nenin 12 të traktatit me Poloninë si dhe me dizpozitat përkatëse të të gjithë traktateve për pakicat.

Çështja e njohjes dhe e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore për të gjithë ,pa dallim race, gjuhe ose feje ka qen objekt i rregullimit në një sërë traktatesh ndërkombëtre të lidhura pas Luftës së Dytë Botërore.

Asnjë nga traktatet për mbrojtjen e pakicave nuk ka përmbajtur shpjegimin se çka duhet të nënkuptohet me termin ”pakicë”. Ky faktë i thjesht vetvetiu tregon sa vështir ka qenë të arrihet pajtimi i përgjithshë rreth rreth kuptimit të pakicave.

Pëepjekjet për definimin e pakicave më së shpeshti lidhen me veprimtarinë e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësis. Në mendimin konsultativ të dhënë lidhur me rastin e komuniteteve greko-bullgare ( 1930) dhe të shkollave të pakicave në Shqipëri (1935) Gjykata kishte theksuar elementet themelore që do të mundë të inkorporoheshin në definicionin e pakicave .

Sipas Gjykatës pakicë është
a) grupi i veçantë
b) pakicë reale (e vërtetë)
c) grupi racor,feta rose gjuhësore i ndryshëm nga shumica
d) grupi që e karakterizon ndjenja e solidaritetit ,dhe
e) grupi që dëshiron ti ruaj karakteristikat dalluese.

Pas Luftës së Dytë Botrore janë vazhduar përpjekjet për të nxjerrë një definicion të pranueshëm.
Diskutimet lidhur me përkufizimin e pakicave kanë treguar se formulimi i cfarëdo definicion që do të pranohej përgjithësisht është detyrë shumë komplekse dhe e vështir.

Seminaret e tilla mundësojnë avancimin e juristëve të rinjë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në pergjithësi dhe të drejtave te pakicve në veçanti. Presheva.AL / Hedon Esati /

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button