Rruga e liruar qendra pranimit e blinduar
Forca të mëdha të sigurimit shtetror xhandarmëria policia lokale po sigurojnë vizitën e kryeministrit të republikës së Sërbis Aleksander Vuçiç.
Kryeministri Vuçiç së bashku me komesionerin e lartë të KB për refugjatë Antonio Manue de Olivera Gueterres dhe ministri për punë dhe mirëqenjeie sociale Aleksander Vulin vizituan sot kampin e pranimit të refugjatevë në Preshevë.
Ata për së afërmi u njoftuan me kushtet që i ofrohen këtyre emigrantëve ku tani më këta emigrant të huaj nuk do të presin në rrugë me rradh për tu paisur me dokumente për leje qëndrimi por janë futurë të gjithë brenda kampit të pranimit ku janë ngritur shatore të rinj nga UNHCR për ti siguruar emigrantët nga i ftohti që mos të flejnë rrugëve.
Pas vizitës së kampit të pranimit të refugjatëve u dha edhe një konferencë për shtyp ku zyrtari i lartë i OKB-së z.Guterres dënoi sulmet terroriste që ndodhën së fundmi në Paris, ai ka theksuar se “emigrantët nuk duhet të barazohen e as të ngatërrohen me terroristët”
Pas ngjarjeve në Paris ka filluar kontrolli më i rrept për emigrantët, rruga e migrantëve që hyjnë në Serbi nënktupton edhe dy kontrollime antidiverzante.
Kontrollohet bagazhi dhe konfiskohet gjithçka që mund të përdoret si armë.
Në hyrje të Serbisë, në fushën e fshatit Miratocë egziston një kamp ku emigrantët nëpërmjet skanerit bëjnë kontrollimet e detajuara për secilin që hyn në Serbi.
Përsëri në Preshevë kalojnë nëpërmjet kontrollës dhe i merren mjetet që mund të jenë të rrezikshme. Pas kësaj ata regjistrohen dhe në fund i merren gjurmët e gishtave dhe fotografohen.
Në 6 muajt e kaluar, nëpër Serbi kanë kaluar rreth 490.000 emigrantë.