Maqedonia ndërton barriera me tela në Gjevgjeli
Nga mbrëmë, policia dhe xhandarmeria kanë ndaluar më shumë se 300 emigran që të hyjnë në Serbi, në vendkalimin kufitar Tabanoc – Preshevë.
Në rajonin e Gjevgjelisë në një linjë disa kilometra në kufi me Greqinë nga mëngjesi ka filluar vendosja e barrierës së trefishtë me tela të gjembuar për të kontrolluar hyrjen e refugjatëve.
Vendosja e kësaj barriere ka pasuar pasi ministri e punëve të brendshme e Maqedonisë dje nga Sllovenia ka marrë njoftim zyrtar se në të ardhmen nuk dotë pranoj më refugjatë që vijnë nga vendet në të cilën nuk ka luftë dhe se ata do të trajtohen si refugjat ekonomik.
Pas kësaj shkrese, Maqedonia ka filluar selektimin e migrantëve që i liron të hyjnë nga Greqia, dhe sipas informacioneve të fundit, këtë ka filluar ta bëj edhe xhanderia serbe.
Ushtria Maqedonia nga dita e hënë ka filluar ta pastroj terrenin në kufi me Greqinë në gjerësi prej 3 metra, siç njoftohet, për vendosjen e barrierës me tela.