Lajme

Kapet hajni nga Maqedonia që plaçkiste shtëpi në rrethin e Preshevës

Në fshatin Norçë, komuna e Preshevës është arrestuar një shtetas i Maqedonisë i cili në një shtëpi private ka vjedhë të holla dhe stoli ari.

Sipas zëdhënësit të policisë në Vranjë Goran Jovçiq, me punë operative të policisë ka ardhë deri tek zbulimi se në këtë plaçkitje ka marrë pjesë edhe dy persona të tjerë që janë në arrati.

Personit nga Maqedonia iu është caktuar mbajtje në polici prej 48 orë për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale për vjedhje të rënda dhe pastaj do të dërgohet tek gjykata për ta marrë në pyetje.

Policia nu ka dashur të zbuloj të dhëna të tjera në lidhje me këtë rast.

“Thashethemet se hajduri është lënduar pasi e kishin rrahur fshatarët nuk janë të vërteta” ka thënë Jovcic, duke shtuar se shtetasi maqedon është lënduar gjatë tentimit që të ik.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button