Me rastin e 103-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, futbollistët e Kombëtares sonë, edhe pse një pjesë e madhe luajnë jashtë, i kanë dedikuar një mesazh urimi Kombit tonë.
Duke filluar nga Etrit Berisha, te Mavraj, Aliji, Migjen Basha dhe duke përfunduar te bomberi i Interit, Rei Manaj, të gjithë kanë shkruar urimin e tyre për këtë ditë të shënuar.
Mes tyre është edhe Mustafi, i cili luan me përfaqësuesen e Gjermanisë, por nuk e harron Kombëtaren tonë.