Lajme

Shqipërtia zyrtare: Lugina mos të kopjoj kërkesat e serbëve të Kosovës

Në pranimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani për nderë të festës së flamurit, kryetari i PVD – së, Riza Halimi pati mundësinë të këmbej mendime lidhur me situatën aktuale në Luginë të Preshevës me personalitete të rëndësishme politike, e posaçërisht me ish presidentin dhe ish kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, e deputetin aktual Sali Berisha si dhe ministrin Edmond Haxhinasto.

“Është e rëndësishme të theksohet se sugjerimet që vijnë nga këto personalitete shumë të rëndësishme të jetës politike në Shqipëri janë të koncentruara në domosdoshmërinë e angazhimit unik të faktorit politik Shqiptarë në zgjidhjen e statusit të qëndrueshëm të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës konform Konventave më të avansuara evropiane”, thuhet në deklaratën e Riza Halimit të lëshuar për media.

 Njëkohësisht ata potencojnë se janë kontraproduktive dhe të dëmshme tentativat për t’i kopjuar në mënyrë artificiale kërkesat e Serbëve të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button