Lajme

Bujanoc: Edhe pse papunësia mbi 60%, “eksperti” nga Vranja mban tre vende pune

Përderisa niveli i papunësisë në komunën e Bujanocit e kalon 60%-shin e popullatës së kësaj komune, serbi nga Vranja zotëron tre vende pune po në komunën e Bujanocit edhe atë në institucionet publike, të siguruara falë koalicionit multietnik në pushtetin lokal të komunës së Bujanocit.

Millosh Urosheviç, një zyrtar i partisë të kryeministrit Vuçiq në Bujanoc ushtron veprimtari në këto vende të punës dhe siguron tri paga mujore si:

1. Ndihmës i kryetarit të komunës Mr.Dr.Nagip Arifit për çështje të zhvillimit ekonomik.
2. Jurist në çerdhen për fëmijë parashkollor “Gëzimi yn” në Bujanoc.
3. Mësimdhënës në shkollën e mesme profesionale “Sveti Sava”

Edhe një apsurd tjetër lidhur me këtë temë: 80 % e të punësuarve në administratën komunale dhe mbi 90 % e popullatës të komunës së Bujanocit nuk e dijnë se kryetari dr. Nagip Arifi, këtë qytetar nga Vranja e ka ndihmës për çështje ekonomike, pavarësisht se kryetari historik mandatin e tretë si kryetar komune e fitoi me premtime për zhvillim ekonomik !

Për këtë informacion sa të turpshëm aq edhe të dhimshëm që po e publikojmë, në rend të parë i kërkojmë falje gjithë atyre të diplomuarve që po bredhin rrugëve pa asnjë shpresë për të u punësuar, na vie shumë keq, por ju këto veprime e meritoni me i ditur! (N. B.)

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button