Lajme

Shqiptarët në Luginë detyrohen të paguajn RTS-ën pa asnjë minut në gjuhën shqipe

Kush nuk e paguan taksën e Radio Televizionit të Sërbis Elektro ekonomia e Serbis do t’i çkyç nga rrjeti i energjis elektrike.

Taksa për servis publik hynë në llogarin e energjis, jo sikurse ka qenë deri më tash, edhe pse në një faturë, e ndarë nga shuma e energjis elektrike.

Në rast se nuk bëhet pagesa, Elektro ekonomia e Sërbis do t’ia ndërpres energjin elektrike, ka thënë kryetari i këshillit drejtues të Radio Televizionit të Serbis Zoran Popoviq.

Me propozim-ligjin për rregullimin e mënyrës së përkohshme të pagesës është paraparë që lartësia e taksës të jetë 150 dinarë dhe do të paguhet në llogarin e energjis elektrike nga 1 janari i vitit 2016.

Taksa nuk do të ndahet në mënyr specifike nga fatura e energjis, por do të hyjë në sumë në të cilën qytetarët do ta paguajn në emër të energjis së konsumuar.

Me këtë nënkuptohet që qytetarët nuk do të kenë mundësi për zgjidhje kyr është në pyetje taksa.

Vlenë të theksohet se i njeti fat i pret edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët edhe pse nuk kanë mundësinë të ndëgjojnë asnjë minut në gjuhën shqipe në skemën programore të RTS-it ata dop të jenë të obliguar që ta paguajnë këtë servis publik.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button