Lajme

Si po shthuret PVD-ja?!

Partia për Veprim Demokratik, subjekti më i vjetër politik, në rajonin e Luginës së Preshevës, po hyn në fazën më kritike të udhëheqësisë së saj.

Shkaktarët e shthurjes së këtij subjekti politik, i cili për disa vjet me radhë ka mbajtur pushtet lokal dhe qendror, mund të gjenden në kreun udhëheqës së PVD-së.

Kryetari legjendar i PVD-së, Riza Halimi, për të mbetur edhe më tej në postin udhëheqës të partisë, problemin e bartë te udhëheqësia e degëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Posllaniku” shumëvjeçar i PVD-së, zotëri Rizahi, ka nxitur mosdurim partiak në mes të gjeneratës së vjetër dhe asaj të rejes në parti. Këtë shantazhim, ai, e bënë që problemi i krijuar artificial i mospajtimeve nëpër degë, i cili po manifestohet me dorëheqja, ta lë të qetë postin e kryetarllëkut dhe deputetit në parti.

Këto dy poste partiake dhe institucionale edhe pas 25 vjet të udhëheqësisë së partisë,mbeten mollë e ndaluar, për shumë kë në parti dhe rreth saj.

Riza është i paprekshëm në parti, dmth, është i shenjtë si Shën Maria, Jezu Krishti, Sveti Pinga etj. Ai, si po duket, do të qëndroj në krye të partisë së Mareshali Tito, Mao Ce Tungi, Fidel Kastro e udhëheqës të tjerë, të cilët qëndruan në krye të lëvizjeve deri në frymën e fundit.

Plaku Rizi i di disa “kerefeke” të qëndroj në udhëheqësi dhe këtë prirje e ka trashëgim nga ish komunizmi, të cilën periudhë e shfrytëzoi në maksimum, duke gëzuar disa poste drejtorësh shkollash, pastaj në pluralizëm qe kryetar komune disa vjet e tashti edhe deputet disa mandate.

Qarshija në Preshevë, flet hapur se Rizaja për “një plesht e djeg jorganin”. Ai, pesë para si jep pse shokët e tij të idealit i djeg në garat për udhëheqës partie, duke degraduar figura të ndritura të lëvizjes politike. Bile as nuk skuqet nëse dikujt i premton poste udhëheqëse dhe i bie pishman. Me këto “kerefeke” Rizaja edhe më tej do ta thelloj krizën në degët e partisë dhe deri në përfundimin e garave në këtë subjekt do të ketë edhe dorëheqje të reja.

“Patatja e nxehtë” është në prehrin e Degës së PVD-së në Bujanoc. Nëse në këtë Degë plas sherri i Preshevës, atëherë PVD-ja do ta ketë një shuplakë të fortë aq të nxehtë si ajo e Medvegjës.

Si do që të rrjedhin zgjedhjet partiake në PVD, ky subjekt politik ka hyrë në një krisë, duke i falënderuar Agës Rizë, i cili nuk zgjedh mjete e metoda për të qëndruar i parë dhe i vetëm me aklamacion në parti dhe institucioni.

Analistët e skenës politike në Luginë e shfaqin hapur se soni i zgjedhjeve në PVD, do të jetë harabatë. Edhe një dihet e qartë se Babadimri nuk do të ketë dhurata për PVD-në!

Shkruan: Kujtim Sadriu

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button