Lajme

Kur Shqiptarët e duarëtrokasin Vuçiçin

Se ka një numër të kondiderueshëm të kosovarëve që janë nostalgjik të ish-Jugsllavisë dhe Sërbisë si Republikë dhe Kosovës si Krahinë Autonome në kuadër të saj, nuk kemi dashur të besojmë, për arsye të shumeta, duke u nisur nga ato me sublimet e më të voglat me radhë!

Rasti i fundit i ngritjes së padive penale dhe kundërvajtese për një numër njerezish në Sërbi, për arsye të “korrupcionit dhe keqemenaxhimit” të parasë publike, nga qeveria e Vuciqit, e cila qeveri është një ndër më totalitaret në botë, ku po ky i njejti Vuciq ka krijuar një errësirë totale informative me mbylljen e të gjitha televizioneve regjionale dhe lokale, për të krijuar mundesi që fjala e tij të jetë e vetmja që ndëgjohet, dhe është duke shitur” mjegull të shtrenjtë”, ndërsa për të kaluarën e tij si politikan nuk kam ndërmend të shkruaj, se nuk kanë kaluar njëqind vjet për tu harruar, sidomos në Kosovë!

Dhe ja sot opinionistët e ndryshëm nga Kosova, besa edhe disa nga Lugina (jugo-serbo nostalgjik), këtë “sukses” të Vuciqit e personifikojnë me fitore të Sërbisë kundër Kosovës, si fitore të “dritës” ndaj “errësirës”, si progresivitet kundër regresit etj! “

Athua aq shpejtë na ka marrë malli për “Krahinën autonome”, ku dertet e mëdha i kryente federata ose republika, ndërsa punët e imeta, sekretariatët krahinore sa që sot nuk kanë të ndalura shkrimet superlative në Kosovë për këtë “aksion politiko-policor të falangës së Vuciqit” për të konvertuar “mjegullën e trashë” në fakte korruptuese.

E gjitha kjo nuk do të kishte qenë aq shqetësuese sikur të mos ishte e vetëdijshme Sërbia për këtë “Jugonostalgji” të hatashme në Kosovë!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button