Lajme
Presheva fuqizon edhe më tej ALTERNATIVËN
Alternativa themeloi edhe nëndegët e radhës ato me nr 2 dhe 3.
Në një prezencë masovike dhe një atmosferë pune , në qytetin e Preshevës u themeluan nëndegët e fundit për këtë vit kalendarik.
Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për të qenë pjesë e ndryshimit u themeluan dy nëndegë në një mbrëmje.
Nëndega nr 2 zgjodhi kryesinë e saj , dhe me shumicë votash si kryetar i nëndeges u zgjodh Dr Driton Selishta, nënkryetare u zgjodh Faire Halimi dhe sekretar u zgjodh Ahmet Elezi.
Pas përfundimit të këtij procesi, filloi përzgjedhja e kryesisë së nëndegës së njësisë nr 3.
Me shumicë votash për Kryetare u zgjodh Arzana Bajrami . Për sekretar u zgjodh Egzon Fazliu dhe nënkryetar u zgjodh Durim Sylejmani.
Ndryshimi po vjen!