Lajme

Bujanoc: Babë e bij duke stolisur bredhin bëhen për spital

Një tragjedi familjare ka ndodhur në Bujanoc kur një baba dhe një vajzë duke stolisur bredhin kanë rënë nga ballkoni. Rreth orës 18:35 në Bujanoc ka ndodhë një fatkeqësi, kur vajza E.R (14) dhe babai i saj kanë rënë nga ballkoni duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Me lëndime të rënda vajza dhe babai janë dërguar në qendrën spitalore në Vranjë, ka thënë për medie Beba Kanaçki, zëdhënëse e qendrës spitalore në Vranjë.

“Vajza ëshë sjellë në tronditje në tru dhe thyerje të kofshës së djathtë. Ka qenë në kirurgji dhe në gjendje të rëndë është dërguar për në qendrën spitalore të Nishit në kirurgjinë e fëmijëve.

Babai ka thyer parakrahun e majtë dhe kyçin e këmbës së majtë. Ai gjatë gjithë kohës ka qenë i shqetësuar shumë për shkak të lëndimit të vajzës” ka thënë Kanacki.

Tragjedia ka ndodhë në një mahallë rome në Bujanoc.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button