Këta janë këngëtarët serb që humbën jetën pas festës së vitit të ri
Një grua në moshë të re, këngëtare dhe një tjetër i ri, muzikant, humbën jetën sot tragjikisht në prag të ndërrimit të viteve, në një aksident rrugor.
Ngjarja ndodhi në dalje të një fshatit Bogdanje, raporton Presheva.AL
Viktima nga ky aksident tragjik janë këngëtarja Elvira Savic nga Tersteniki 32 vjeçe dhe muzikanti S. Srdjan Petrasinovic nga Dublje 30 vjeçar.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi kur për shkaqe ende të panjohura u përplas makina “Opel” ku gjendej këngëtarja e njohur dhe muzikanti profesionist. Ata u përplasën me një makinë tjetër, me pasojë plagosjen rëndë deri në vdekje.
Në këtë aksident mbetën të plagosur edhe disa pasagjerë të tjerë. Që të gjithë, ishin duke udhëtuar në drejtim të një lokali për festimin e natës së Vitit të Ri 2016 ku edhe këngëtarja dhe muzikanti gjithashtu merrnin pjesë.
Policia tha se po kryen hetime për shkaqt e këtij aksidenti fatal. edhe shume pasagjere të cilët ishin ftuar mysafire ne ketë mbrëmje për te pritur Vitin e Ri. Presheva.AL