Preshevë, ndihmuan refugjatët e Lindjes së Mesme, në fund kurorëzohen
Diana nga Zvicra dhe Adisi nga Sllovenia janë takuar gjatë ndihmesës për refugjatët nga Lindja e Afërt, ndërsa pas një kohe të njohjes edhe janë martuar në Preshevë, në qytetin ku edhe për herë të parë shfaqën ndjenjat e afërsisë ndaj njëri-tjetrit, raporton Anadolu Agency (AA).
Për herë të parë u takuan në Kroaci, në Babsko, por për shkak të rrugës së Dianës për në Preshevë, ku iu bashkëngjit shumë aktivistëve të tjerë nga e mbarë bota në ofrimin e ndihmës për refugjatët, u ndanë vetëm një ditë pasi që ishin njohur.
Pa kaluar shumë kohë në Preshevë shkoi edhe Adis Imamoviç dhe shoqëria e tyre, shpejt u shndërrua në dashuri.
“U takuam në një stendë ku ndihmonim refugjatët. Vendosëm që të martohemi në Preshevë, ngaqë Adisi këtu edhe më propozoi për martesë”, tha për AA Diana Hood.