Lajme

Zhunica më shumë ndriqim se qendra e Preshevës!?

Mungesa e ndriçimit publik e tensioni i ulët janë përditshmëria e qytetarëve të Preshevës, gjë e cila dëshmon të kundërtën me atë që pohon kryetari aktual i komunës kinse ka investuar në rrjetin e energjisë elektrike.
Nëse brenda qytetit e në disa pjesë periferike të tij mungesa e energjisë elektrike bëhet shkak për vështirësimin dhe paralizimin e jetës së këtyre banorëve, në disa zona të komunës konkretisht nga pjesa nga vjen kryetari i komunës Ragmi Mustafa, dritat qëndrojn aktive deri vonë pas mesnate që i shfrytezojnë vetëm disa kafshë të imta dhe udhëtarët brenda trenit që mund të konstatojn se këtu paska një rrugë pa shtëpi por të ndriçuar.

Qendra e qytetit dhe rrugët më të frekuentuara të Preshevës nga mesnata janë në terr të plotë. Ajo pak dritë që vije është nga veturat e rasitit, apo ndonjë dritë tektuk e shitoreve apo kafenve aty pranë që mundësojnë të shihet diçka gjatë mbrëmjes.
Edhe pse ishin festat e fundvitit qyteti duket shumë i zymt e pa ndriçim sinbolik dekorativ, thuajse këtu nuk banon askush.
Ta kujtojm pak stinën e nxehtë kur mërgata jonë është këtu e zakonisht mini-shetitjet dhe e ndejtura statike e të rinjëve dhe disa familjarëve bëhet mu në qendër dhe pas asaj atmosfere plot jetë papritmas fiken dritat e ndriçimit publik në ora 00:00 të natës, kur të gjitha rrugët janë plot jetë e hare. Sigurisht që ju ka rastisur të ndodheni në këto rrethana kur ndalen dritat e pastaj të gjithë ata që janë aty kanë një reagim masiv thuajse instiktivisht lëshojn një zë ngushëllues duke bërë IIIIIIIUUUU…..

Mirë, kaloi edhe ky sezon ashtu sikurse të tjerët, por tani stina e dimrit dhe errësira fillon herët por sërisht ndriçimi publik nuk i ndjek nevojat dhe kërkesat e qytetarëve por teket e dikujt. Sërisht para mesnate në sezonin e dimrit fiken dritat e ndriçimit publik dhe avazi vazhdon.
E di, dikush mund të thotë se po kursehet. Po, mire nëse ky është vendi ku kursen ky pushtet që na ka zhytur në errësirë atëhere le t’i bartë përgjegjësit e vjedhjeve gjatë kohës pa ndriçim, plaçkitjet e shtëpive, vështirësitë e orientimit për njerëzit e moshuar dhe ata me dëmtime shikimi, demotivimi i lëvizjes së lire të njerëzve që preferojn ecjet në orët e vona të mbrëmjes kryesisht për arsyeje shëndetsore, ballafaqimi me qenët endacak, shkelja dhe zhytja nëpër mbeturina dhe ndytësira që po e zënë të gjithë trotuarin e të tjera.
Ky pushtet deri më tani ka synuar dhe ka realizuar qëllimin për ta zhytur në errësirë këtë vend sëbashku me qytetarët e tij. Presheva.AL 

Shkruar nga: Frashër Shkoza

Related Articles

One Comment

  1. Fal bashksis lokale te fsh Zhunic dhe mergimtareve te keti fshati, eshte arritur kjo infraststruktur. Po te mos ishim ne kjo nuk do ishte kshtu. Bashkfshatart e fshatit Zhunic e kan be me korriz shpinde kete e jo nga thoni ju qe Kryetari e ka be kshtu. Po te ishin gjith fshatrat e Presheves dhe vet qyteti i organizuar si Zhunica do ishte shume bukur. Por fatkeqesisht presin vetem investim nga komuna….

Leave a Reply

Back to top button