Lajme

Në Preshevë gjatë vitit 2015 janë dhënë 36 leje ndërtimi

Gjatë vitit 2015 kishte ngritje të vetëdijes së qytetarëve në komunën e Preshevës lidhur me legalizimin e objekteve të banimit dhe ato afariste këtë e ka deklaruar sot në programin e paraditës në televizionin Presheva kryeshefi i drejtoratit për urbanizëm Shaban Jashari, transmeton Presheva.AL

Në vitin 2015 në bazë të dhënave zyrtare në komunë e Preshevës janë dhënë 36 leje ndërtimi, fokus gjatë këtij viti është dhënë edhe plotsim ndryshimi i planit gjeneral të qytetit.

Ligji i legalizimit u ka mundësuar qytetarëve për ndërtimin e objekteve pa leje duke u nisur nga fakti se këtë problematik e posedojnë shumica e komunave në vend, lidhur me këtë çështje viti 2016 do të sjell risi gjë për të cilën do të pasojnë edhe sanksionime më të rrepta për qytetarët që nuk bëjnë legalizimin e objekteve. Presheva.AL 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button