Lajme

Shoferë KUJDES: Sonte dhe nesër do të bie borë deri në 20 centimetra

AMSS bën apel tek shoferët që pa paisjet dimërore të mos dalin në rrugë, veçanërisht nëse udhëtojnë për në Kopaonik, Zlatibor, Goc, Stara Planina, Tara, transmeton Presheva.AL

Shoferë kini kujdes! Bora ka filluar të bie intensiv në pjesën jugore të Serbisë gjatë natës dhe nesër pritet në rajonet lindore dhe qendrore, ku trashësia e borës shkonë deri në 20 centimetra ndërsa në zonat malore edhe më shumë.

Në rrugën nga Sjenica në Zlatar dhe nga Nishi për në Sofi tashmë është bërë trafik i dendur për shkak të borës që bie intensivisht.

Sipas të dhënave të fundit të Policisë kufitare të Serbisë në terminal dhe për pasagjerët nuk ka pritje të gjata.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button