Lajme

Gazetarë nga Danimarka vizitojnë zyret e Alternativës

Gazetarë nga Danimarka vizitojnë zyret e Alternativës!

Kriza e refugjatëve nga Lindja e Mesme, fluksi i madh i tyre që po kalojnë nëpër komunën e Preshevës, nxiti interes tek një grup i gazetarëve nga televizione nacionale dhe gazeta të ndryshme të Danimarkës.

Takimi u shfrytëzua për njoftim të ndërsjellë, ku Alternativa si nikoqire e takimit paraqiti qëndrimet e veta rreth çështjes. U paraqit rrespekti ndaj mikpritjes së shfaqur nga ana e popullatës lokale, kryetari Arifi shpjegoi se kjo mikpritje është në vijë të plotë me traditën shqiptare. Fatkeqësisht, kjo mikpritje nuk mund të ndërlidhet me qeverisjen lokale e cila ka shfaqur një painteresim total që nga fillimi i kësaj krize dhe se keqmenaxhimi i komunës ka dal në pah edhe më shumë me ardhjen e refugjatëve.

Programi i përgjithshëm politik dhe planet dhe idetë zhvilmimore u pranuan si jashtëzakonisht moderne dhe efikase nga mysafirët. U ndërtuan raporte për një komunikim të rregullt dhe u sigurua një qasje më aktive të paraqitjes mediatike të çështjeve të shqiptarëve në regjion. Sipas gazetarëve të pranishëm, komuna e Preshevës nuk i kishte pranuar në takim që e forcon edhe më shumë izolimin mediatik në të cilin është futur komuna jonë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button