Lajme

QHM: Revidimi i domosdoshëm i marrëveshjeve të Brukselit

Reagim ndaj deklaratës së djeshme, në Bruksel, të Marko Gjuriq, i ashtuquajtur drejtorat i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, i cili padrejtësisht shprehu qartas qëndrimin për mos-revidimin e as ndërrimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga kryeministri i Serbisë dhe ai i Kosovës.

Ndaj ne si organizatë joqeveritare konstatojmë se është më se e domosdoshme që te bëhet revizion i marrëveshjeve mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe Serbisë.

Edhe pse janë bërë disa marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit për njohjen reciproke të diplomave shqiptarët në Serbi, jo që u tradhtuan nga qeveritaret e Beogradit, por edhe nga ata të Brukselit dhe Prishtinës.

Nga që me marrëveshjen reciproke për njohjen e diplomave është paraparë që nostrifikim apo pranimi i diplomave të bëhet përmes një zyre burokratike SPARK, që funksioni jo më shumë se 1 vit.

Marrëveshjen e parë e cila u arrit në mes të Edita Tahiti dhe Borko Stefanoviq dhe me vendimin e qeverisë të paraqitur në (“Fl. zyrtare RS”, nr. 16 prej 7 mars 2 012) qeveria e Serbisë e vlerësoi anti kushtetuese dhe për pasojë shqiptarët në serbi nuk mundën t’i nostrifikojnë diplomat e R. Kosovës.

Ndërsa marrëveshja tjetër e radhës thuhet: Se u zotuan njohjen reciproke të diplomave si dhe respektimin e procedurave dhe afateve sipas legjislacionit respektiv të secilit shtet. Kjo marrëveshje përfshinë të gjitha nivelet universitare (Bachellor, Master dhe Doktoratë), diplomat e shkollave të mesme, arsimin profesional. Njohja e diplomave do të jetë “procesi i certifikimit të diplomave të institucioneve respektive të arsimit do të vazhdoj përmes certifikimit nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane (AUE).

Delegacioni Kosovar i kësaj marrëveshje ishin ministri Arsim Bajrami, Qemajl Marmullakaj, Hysen Bytyçi dhe Arjeta Rexha.

Në marrëveshjen e dytë jo që tradhtoi vetëm Beogradi, por edhe Brukseli zyrtarë, nga që zyra burokratike e SPAR-kut i y mbyll duke e braktisur marrëveshjen dhe lënë në balt të gjithë të diplomuarit.

Ndërsa, qeveria e Beogradit apo më mirë të themi qeveria e Marko Gjuriqit me të mbyllur zyra burokratike e SPARK-ku mori një vendim të ri (Sl. glasnik RS”, br. 125/2014) se pa certifikatat e SPARK-ut, nuk mund të bëhet njohje e diplomave nga Republika e Kosovës.

Ndaj është më se e domosdoshme marrëveshjeve të arritura mes dy qeverie t’i bëhet një revizion për të vendosur drejtësi dhe paqe e jo urrejtje dhe manipulime.

Nëse Brukseli zyrtar dëshiron stabilitet duhet të konsideroj të gjithë njerëzit të barabartë të japim të drejta si serbëve në veri të Kosovës ashtu edhe Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, nga që edhe ne jemi qenie njerëzore i përkasim planetit të tokës dhe Kontinentit të Evropës, dhe për atë duam drejtësi, thuhet në reagimin e Qendrës për Hulumtime dhe Monitorim.

20.01.2016 Preshevë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button