Lajme

Stankoviq: Zgjidhjen e problemit kërkojeni në Beograd, e jo në Prishtinë!

Shteti në jug të Serbisë mirë po kryen punën e saj. Që nga fillii i krizës me migrantë nuk kemi pasë ndonjë problem të madh. Ngjajshëm është edhe me raportet e shqiptarëve që duhet ta kuptojnë se Qeveria në Beograd është adresa ku duhet dhe mund ti zgjedhin problemet e tyre, kështu ka thënë kryetari i trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për “Vesti”, transmeton presheva.com.

“Shumë herë jam biseduar me lidetët shqiptar. Kemi rënë dakord se ligjet dhe procedurat duhet të vlejnë për të gjithë. Me këtë është pajtuar edhe Jonuz Musliu” ka thënë Stankoviq, transmeton presheva.com.

“Përkeqësimi i raporteve në jug të Serbisë në asnjë mënyrë nuk i kontribon normalizimit të raporteve. Eshtë absurde të besohet se diçka që ndodh me deceni mund të ndryshohet për një ao dy vite. Prandaj, nuk jap deklarata të “zjarrta”. Më shumë rëndësi ka që në vend se të flasim të fillojmë ti zgjidhim problemet” ka thënë ai.

Ai beson se gjithnjë e më shumë ka shqiptarë që në vend të Tiranës dhe Prishtinës, drejtohen kah Beogradi.

“Nga ata nuk kërkojmë hiq më shumë se sa që i ka këshilluar kryeministri shqiptar Edi Rama në Preshevë. Ai i ka thënë se duhet ta kuptoni se jeni qytetarë të Serbisë dhe problemet e juaja duhet ti zgjidhni me organet e Republikës së Serbisë. Mendoj se ata e kuptojnë” ka vlersuar Stankoviq.

Stankoviq është i bindur se ka dështuar ideja që shqiptarët e jugut të Serbisë të krijojnë “zajednicën” e tyre sikurse atyre të Serbëve në Kosovë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button