Lajme

Nga e diela ngriten temperaturat

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me presion të lartë atmosferik edhe nesër. Ndërsa, nga e dielja pritet ngritje e temperaturave.

“Këto masa të ftohta do të jenë prezente vetëm edhe nesër, në orët e para të ditës, kurse nga dita e diele do të ketë ngritje të temperaturave minimale dhe atyre maksimale”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Ndërkaq, të dielën si rezultat i ngritjes së temperaturave në dy vlerat ekstreme ka mundësi që vende-vende të ketë reshje të dobëta bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga -15 deri -17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga -3 deri 1 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlerat e normales,në shumë vende pritet të ketë edhe mjegull, kurse era do të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi 1-3m/s”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button