Lajme

Barbaria e festës “Presheva Winter Fest 2016” (Foto)

Për herë të parë u bë një organizim i tillë dhe u quajt Presheva Winter Fest, u pa si aktivitet i mirë për të rinjët pasiv në vendin tonë, ku shumë të rinjë ishin prezent dhe u argëtuan me muzikë, pije, dhe ushqime të përgatitura nga organizatorët e këtij eventi, raporton Presheva.AL

Presheva.AL vizitoi sot vendin ku u mbajt ky event por e gjeti të përmbytur nga mbeturina gjithfarë soj: letra, qese, ambalazhe të pijeve të hedhura gjithandej. Vendosëm ta fotografojmë pas kësaj feste për të vetmën arsye që të vetëdijësohen rinia se si duhet festuar.

Doja thjesht të fiksoja atë dukuri sipërfaqësore por pasojë e një thelbi mjaft rezistent barbarie. Mund të tingëllojë e rënd por nuk gjej fjalë tjetër për të përkufizuar një masë “qytetarësh” që pasi festojnë e gëzohen largohen duke lënë pas një vend të bërë përshesh.

Nuk ka gjë më të thellë se ajo që duket në sipërfaqe kështu thotë Hegeli. Është një pohim që të bën të tmerrohesh kur mendon se çfarë thelbi barbarizmi masiv prezanton sipërfaqja e një orgjie të tillë hedhurinash si ajo që po shpalosmi para syve të juaj në mëngjesin e 25 janarit në rrafshin mbrapa kishës në Preshevë.

Sipërfaqja e një shoqërie të qytetëruar është pastërtia, rregulli, qetësia. Lënja e plehrave në festën në fjalë është shfaqja e thelbit tonë si shoqëri ende e paqytetëruar, pa rregulla të gjithëpranuara, pa etikë qytetare.

Mendoni për një moment, qindra njerëz të mbledhur për të festuar familjarisht apo me miq e shokë, dhe pasi hanë e pinë, hedhin shishe, letra e peceta mu aty ku kanë ngrënë. E bëjnë këtë hapur, në sy të njeri-tjetrit. Të hash dhe pastaj ta flakësh letrën e të mos të bëjë vërejtje askush?

Po a i hedhin mbeturinat kështu në apartamentet apo oborret e shtëpive të tyre? Afërmendsh që jo.
Po mos vallë ato janë hapësira publike, tokë e askujt ku mund të ndotësh sa të mundësh pa të thënë askush një fjalë?

Dikur mbaj mend në shkollat fillore ju mësohej nxënësve kjo vjershë:
Ja një plak u rrxu përdhe,
Gjak po i del për balli,
Pse or Cen hudh pa vu re,
L’kura portokalli?

 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button