Lajme

Kosova ia jep 450 mijë euro Luginës së Preshevës

Me qëllim të mbështetjes së qytetarëve të Luginës së Preshevës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Jonuz Musliu nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi.
Në këtë takim u tha se Ministria e Kulturës do të investojë 450 mijë euro për kulturën në Preshevë dhe Bujanoc.

Kryetari i KKSh- në Preshevë, Jonuz Musliu cilësoi se ky Memorandum është bashkëpunim për të cilin kanë nevojë qytetarët e Luginës.

“Ky memorandum bashkëpunimi është historik për Luginën dhe Kosovën se po fillojmë themelet e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Preshevës. Kosova është e interesuar që shqiptarët e Luginës të jetojnë siç e meritojnë. Qeveria e Kosovës është dorë e zgjatur e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Lugina e Preshevës tani ka nevojë”, tha ai.

Ndërsa, ministri Shala tha se do të punohet që sa më shpejtë Kosova ta funksionalizoj pjesën e saj që i përket nga marrëveshja e bërë me Shqipërinë për dhënien e një fondi të përbashkët për Luginën, raporton KP.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button