Lajme

Ministria e drejtësisë do të shqyrtojë kthimin e gjykatës në Preshevë (dokument)

Në ndryshimet e para që do të bëhen në Ligjin për selitë dhe kompetencat e gjykatave do të merret parasysh iniciativa e deputetit Shaip Kamberi për rikthimin e Gjykatës dhe Prokurorisë themelore në Preshevë.

Kjo është përgjigja të cilën Ministria e drejtësisë e ka kthyer në pyetjen për rikthimin e Gjykatës dhe prokurorisë në Preshevë, të shtruar në seancën e parlamentit në tetorin e kaluar nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, njofton Titulli.com.

Ju rikujtojmë se me reformat e sistemit gjyqësor në Serbi në vitin 2008 Gjykatat komunale, që tani quhen themelore, në Bujanoc dhe Preshevë mbetën në njësi, e gjithashtu edhe prokuroritë themelore.

Në vitin 2013 me reformat e reformës në Bujanoc është kthyer Gjykata themelore, por Presheva ka mbetur vetëm me Gjykatën për kundërvajtje.

Gjykata komunale (themelore) që ka ekzistuar në Preshevë mbi 50 vite prej vitit 2013 nuk funksionon dhe kërkesa e shqiptarëve është rikthimi i saj në godinën thuajse të zbrazët në qendër të qytetit./Titulli.com/

 shkresa ministria e drejtesise

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button