Lajme

Përfundon takimi në Strazburg ndërmjet përfaqësuesve të Luginës dhe Komisionit të lartë për të drejtat e njeriut

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu, e ka konfirmuar për BujanociNet, se ka përfunduar takimi ndërmjet përfaqësuesve të Komisionit të Latë për të Drejtat e Njeriut dhe përfaqësuesve të Luginës së Preshevës.

Ka përfunduar takimi në Strazburg ku delegacioni na Lugina e Preshevës u takua me përfaqësues të Komisionit të Latë për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë takim u diskutua për të drejtat e shqiptarëve në Luginë, për gjendjen ekonomike e sociale.

Ai njoftoj Komisionin e Latë për të Drejtat e Njeriut se Serbia po e shkel Kushtetutën e saj, duke i hequr nga sistemi i regjistrimit shqiptarët e Komunës së Bujanocit. Sipas Musliut, një gjë e tillë është duke u bërë më shumë në Komunën e Bujanocit, pasi që siç deklaroi ai është koha e zgjedhjeve. “ Pasivizimi i qytetarëve që po ua bëjnë në Bujanoc ka marrë përmasa të mëdha. Çdo qytetar i cili shkon tek fëmijët e tij në Evropë, menjëherë largohet nga lista e regjistrimit. Edhe me kushtetutë nuk lejohet një gjë të tillë, por këta (serbët) nuk po e shikojnë dhe gjithçka po e bëjnë nën presion. BujanociNet

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button