Lajme

Qendra e Preshevës shëndrrohet në deponi mbeturinash!

Jo shumë larg nga objekti i Komunës së Preshevës, ky vend është shndërruar në një deponi mbeturinash, njofton Presheva.AL

Shumë qytetarë kan postuar foto në rrjetet sociale që kjo hedhje e mbeturinave po i shkakton pasqyrë të keqe Preshevës, madje vetë banorët fajësojnë banorët për hedhjen e këtyre mbeturinave, në kushte anonimiteti një banorë nga Presheva për portalin Presheva.AL tha se ne si qytetarë vetë duhet të kujdesemi për pastërtin e qytetit, i dijmë mirë kapacitetet e ndërmarrjes publike “Moravica” që me vite të tëra kemi problemin e grumbullimit të mbeturinave në shumë vende në Preshevë dhe N.P “Moravica” nuk duhet fajësuar, ata duhet të mbështeten dhe finasiarisht dhe nga Komuna e Preshevës për arsye që të evitohen këto probleme të mbeturinave që po shohim çdo ditë në qendrën e Preshevës.

Foto që shihni është gjendja në të cilën qendra historike e Preshevës është.

Shpresojmë se ky problem me mbeturinat do të zgjidhet, pasi këtyre ditëve po flitet se tani më janë siguruar donatorë për reciklimin e mbeturinave në vendin tonë. © Presheva.AL

mbeturinat presheve ne qender

Related Articles

Back to top button