Lajme

Në Vranjë hapet fabrika me 1.250 vende të reja pune

Në Vranjë dje është hapur fabrika e këpucëve italiane “Geox”, e cila do të punësojë 1.250 punëtorë, njofton OK radio, transmeton Titulli.com.

Prerjen simbolike të shiritit e bënë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, prefekti i qytetit të Vranjës, Zoran Antic dhe njëri prej pronarëve të Geoksit, z.Moretti.

Në hapje ta fabrikës ishin të pranishëm edhe ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ministrat Zeljko Sertic e Dusan Vujovic, anëtarë të familjes Moretti, si dhe ambasadori i Italisë në Serbi, Giusepe Manco.

Pronari i fabrikës dhe ambasadori italian Manco folën rreth rëndësisë së fabrikës, jo vetëm për qytetin Vranjës, por edhe për tërë sistemin Geox, si dhe për raportet e mira ndërmjet Italisë dhe Serbisë.

Kryetari i Vranjës, Zoran Antic, tha se ardhja e kompanisë së njohur botërore Geox në Vranjë nuk do të thotë vetëm 1.250 vende të reja të punës, por edhe zhvillim i vazhdueshëm dhe zbatim i politikave moderne ekonomike.

Kjo ditë paraqet besim dhe shpresë për qytetarët e Vranjës për një të nesërme më të mirë, tha Antic.

Kryeministri Vucic ka theksuar se qeveria e Serbisë po bën përpjekje të rëndësishme për të ngjallur jugun e Serbisë, duke i dhënë subvencione të veçanta investitorëve që vendosin të investojnë në këtë pjesë.

Vucic ka uruar edhe punëtorët e Geoxit, ndërsa ka paralajmëruar investime të reja në Serbinë jugore, edhe atë të industrinë e tekstilit./okradio/

Related Articles

Back to top button