Presheva problem me mbeturinat, qytetarët të papërgjegjshëm
A keni menduar ndonjëher në mbrotjen e ambientit jetësor, ambienti jetësor është çdo gjë që na rrethon me të cilin kemi kontakte të përditshme gjatë jetës dhe se shëndeti ynë mvaret nga vet ambienti ku jetojmë, duke filluar nga shtëpia, kopshti, lagje ku jetojmë, dhe vendi në përgjithësi ku zhvillohet jeta.
Ambientet, dheu, uji dhe ajri paraqesin shtëpinë e qenieve të gjalla siç janë: njeriu, kafshët dhe bimët. Ato jetojnë në harmoni njëra me tjetrën dhe janë të lidhura mes veti me ushqimin, shumimin dhe përhapjen e tyre.
Kjo harmoni duhet ruajtur, çdo ndërhyrje nga njeriu e prishë harmoninë dhe dëmtohet jeta e organizmave, ne jemi vetë ata që me një kujdes shumë të vogël mundë ti mbrojmë të gjitha këto që i përmendëm më parë, si p.sh në mos hudhjen e mbeturinave në vendet afër banimit dhe në natyrën e cila mund të shfrytëzohet për relaksim, por ti hudhim ato në vende të caktuara.
Ajo qka po ndodhë në qendrën historike të Preshevës është një pamje e tmerrshme, sepse qytetarët janë shumë të pakujdesshëm në hudhjen e mbeturinave, edhe pse me intervenimin e ndërmarrjes publike “Moravica” kjo hapësirë është pastruar shumë herë, ku dhe tani është vendosur një ndalesë në dy gjuhë në atë shqipe dhe serbe “Mos hudh mbeturina”, mirëpo qytetarët ende vazhdojnë me të vjetrën edhe pse ajo është në dëm të qytetarëve të këij vendi.
E gjith kjo ka një kosto të vetën, përveç pamjes jo të hjishme, pasojat janë edhe më të mëdha, ata të cilët mundë të jenë viktimë janë fëmijët sepse ata po qëndrojnë tek parku i qytetit duke kaluar kohën me shokët e tyre për të luajtur dhe kjo rrezikon shëndetin e tyre, për të cilin duhet të kujdesën prindërit e tyre e jo ti neglizhojnë ata në këtë drejtim.
Qytetarët duhet të vetëdijësohen të jenë të ndërgjegjshëm ta ruajnë vendin pamarrë parasysh ku dhe në çfarë kushtesh jetojnë. Presheva.AL