Lajme

Padrejtësitë ndaj shqiptarëve, temë diskutimi me zyrtarin e SHBA-së

Sipas kumtesës së Këshillit Kombatar Shqiptar (KKSH) në këtë takim është diskutuar gjendja aktuale politike dhe sigurisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Musliu njoftojë delegacionin me sfidat të cilat po përballen shqiptarët sa i përket të drejtave të njeriut me theks të veçant çështjen e teksteve shkollore për shkollat fillore donacion nga Republika e Kosovës për Shqiptarët e Luginës së Preshevës si nevojë e patjetërsueshme pasur parasysh që nxënësit shqiptar janë duke vijuar procesin edukativ arsimor pa pasur tekste mësimore, transmeton Presheva.AL

Musliu njëkohësisht ngriti edhe çështjen e pasivizimit vendbanimit nga stacioni policor në Bujanoc dhe Medvegjë si forma të presionit për asimilim të shqiptarëve dhe ndryshimin e strukturës nacionale të popullsisë e që janë në kundërshtim me konventën ndërkombëtare dhe ligjet në fuqi.

Gjithashtu i pari i KKSH-së e njoftoi edhe me gjendjen në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës së shkrimit shqip dhe se përfundimisht Serbia duhet ti plotësojë të gjitha kushtet e Bashkimit Evropian thuhet në kumtesën e KKSH-së transmeton Presheva.AL

Related Articles

Back to top button