Lajme

Analisti nga Presheva, godet me fakte kryetarin aktual për premtimet e parealizuara (Video)

Vetëm para zgjedhjeve lokale në Preshevë doli një analistë në Preshevë, gjatë ditës së sotme kur edhe u hap ky profil arriti ti bëjë pas vetes mbi 750 persona, por sipas njoftimit që “Analisti” ka postuar në profil ai ka vendosur të ruajë anonimitetin e tij, duke i kritikuar lirshëm krerët e subjekteve politike.

E video-faktin e parë e nisi me kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, ku në video shihet se ai gjatë fushatës parazgjedhore kishte premtuar diçka që sot e kësaj dite nuk është realizuar.

Analisti politik nga Presheva në statusin e tij ka thënë se do të veprojë dhe punojë në mënyrë që qytetarit të Komunës ti ofrojë pasqyrë të qartë rreth gjendjes politike e ekonomike në Preshevë, ndërsa ka paralajmëruar se do të sjell fakte të mëdha. Presheva.AL

Videon e parë të Analistit mund ta shikoni më poshtë dhe komentojeni:

Related Articles

Back to top button