Lajme

Bursa për studime në Turqi, aplikimi deri më 31 mars

Studentët që dëshirojnë të vijojnë studimet në universitetet publike të Turqisë kanë mundësi të aplikojnë për bursë nga 29 shkurt deri në datën 31 mars.

2016-basvuru-tr

Aplikimet për bursë të kandidatëve janë të hapura deri më 31 mars 2016 dhe do të bëhen në mënyrë elektronike, nëpërmjet adresës:     www.turkiyeburslari.gov.tr

12743873_1002127959878343_461904012293250200_n

Veç kompensimit mujor, i cili varion në varësi të ciklit të studimeve që do të kryhen, duke nisur nga 600 TL (Lira turke) për studime universitare, 850 TL (Lira turke) për master si dhe 1200 TL për studimet doktorale, bursat përfshijnë: Tarifën e shkollimit; Një vit mësim pa pagesë të gjuhës turke; Akomodim pa pagesë; Biletë udhëtimi vajtje-ardhje, si dhe sigurimin e shëndetit. Për më shumë informacion, të interesuarit duhet të vizitojnë faqen: www.turkiyeburslari.gov.tr

Related Articles

Back to top button