LajmeOpinione

Pytje për të famshmit tanë në Luginën e Preshevës

Pytjet drejtuar të famshmëve tanë në Luginë të Preshevës: Ragmi Mustafës, Nagip Arifit dhe Jonuz Musliut.

  1. Sa dinar kushtoi rreth rrotullimi në Bujanoc?
  2. Si ka mundësi që një rrethrrotullim të kushtoj 700.000 mijë euro?
  3. Pse e propozuat dhe nuk e aprovuat ndërrimin e emrit të sheshit në Bujanoc?
  4. Pse e harruat bashkimin me Kosovë dhe pse ende nuk po e bëni atë premtim?
  5. Pse lejuat që të hiqet lapidari dhe pse nuk iu përmbajtët deklaratve tuaja se do ta mbroni Lapidari?
  6. Pse kërkoni ndihmë nga Serbia kur ju na premtuat Bashkimin me Kosovë?
  7. Pse nuk punoni për popull por vetëm për rrethin tuaj familjar?
  8. Pse i merrni nga 4 paga dhe nuk leni vend që ndokush që është pa punë ta marrë një rrogë që juve nuk ju takon?
  9. Si ka mundësi që gjithë kohës keni përmendur Bashkimin me Kosovë dhe qeveria Serbe nuk ju kundërpërgjigjet për këto deklarata të fuqishme, ndërsa para disa viteve vetëm pse është shkruar në murë Kosova Republik janë arrestuar shqiptar në Luginën e Preshevës?
  10. Çfar funksioni keni ju dhe për cilin popull punoni?
  11. Cili është qëllimi juaj si politikan dhe patriota që mburreni me veten tuaj?
  12. Pse sot rinia e Luginës lëshon vendin dhe ia mësyen vendeve europiane për një jetë më të mirë?
  13. A ndjeheni fajtor për këto fenomene që po ndodhin në Luginë të Preshevës?
  14. Me çfarë premtimi-mashtrimi do të dilni para popullatës në këto zgjedhjet e ardhshme?

Pres përgjigje nga të famshmit tanë që janë në pushtet në komunat Preshevë dhe Bujanoc…!?

Shkruar nga Rinor Krasniqi, Presheve.

Related Articles

Back to top button