Lajme

Koalicioni në mes PDSH, LPD dhe RD në rënie!?

Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar PDSH – LPD – RD i cili u bashkua para zgjedhjeve nacionale në tetor të vitit 2014, kinse për të drejtat e shqiptarëve të Luginës, sot e kësaj dite materialet reklamuese qëndrojnë nëpër rrugët e qytetit të Preshevës.

Reporteri i portalit Presheva.AL ka shkrepur foton në rrugën Karposh një “banner” të këtij koalicioni por si duket era e fuqishme ka filluar ta luhatë ku siq shihet shumë shpejt mund të bie në tokë.

Kujtojmë se ky kalicion KSHB gjatë shpalosjes së programit janë zotuar se me fuqinë dhe mbështetjen e popullit do ti kthejnë dinjitetin e nëpërkëmbur shqiptarëve të Luginës? Por a e kanë bërë një gjë të tillë!

Madje të gjithë partit e bashkuara PDSH, PD, LPD, RD dhe BDL më datë 07 tetor arritën Marrëveshje të shqiptarëve me parimet bazë:
Të mbajnë qëndrim të paluhatshëm në lidhje me përdorimin e simbolit kombëtar,
Për përdorim të teksteve mësimore për nxënësit e shkollimit fillor e të mesëm të pranohen vetëm tekstet e botuara në Prishtinë ose Tiranë pa asnjë alternativë tjetër, por që ndodhi e kundërta librat u burgosën në terminalin doganor për muaj me rradhë ku dhe më 2 mars të vitit 2016 u kthyen mbrapa në Kosovë.

Se a është në rënie ky koalicion dhe në çfarë gjendje vlersojeni vetë dhe shikojeni foton!

Related Articles

Back to top button