Lajme

Forumi Rinor Miratoc ndihmon 10 familje nevojtare nga “Turniri Humanitar”

Në organizimin e Forumit Rinor të fshatit Miratoc që deshën të solidarizohen me familjet në nevojë në u organizua turniri  humanitar, raporton Presheva.AL

Ky turnir mblodhi gjithësejt 22 ekipe pjesëmarrëse nga fshati Miratoc.

Pas 2 ditëve spektakël dhe shumë gola të bukur arritën që në finale të shkojnë ekipet Kf Rinia – Dorarta ku kjo e fundit dhe doli fituese në këtë turnir
Vendi i tret i takoj ekipit “AGA”

Pas përfundimit të turnirit humanitar Forumi Rinor i fshatit Miratoc të gjitha mjetet e grumbulluara i shpenzuan në artikuj ushqimor dhe higjienik, kurse ndihmat e paketuara u dorëzuan në 10 familje nevojtare në fshatin Miratoc.

Nga turniri humanitar gjithësejt u mblodhën 23600 dinarë nga ekipet pjesëmarrëse dhe 5700 din nga buxheti i FRM. Presheva.AL

This slideshow requires JavaScript.

Related Articles

Back to top button