Lajme

Pritet aksion i madh policor, politikanët e korruptuar në panikë!

Aksioni policor “Prerësi 2”, që pritet të ndodh javën e ardhshme, me të cilën do të goditen të gjitha klanet kriminale të politikanëve dhe biznesmenëve, ka shkaktuar panikë të paparë në radhët e tyre.

Siç njoftojnë mediet serbe, në njërin nga operacionet më të mëdha vitet e fundit, pas grilave do të gjinden do të jenë të gjithë ata që kanë dëmtuar shtetin për miliona euro, andaj edhe ish funksionerë të lartë dhe të tanishëm në Serbi janë në frikë se do të bien.

Të gjithë ata që në mënyrë ilegale kanë pasë përfitim material dhe me këtë rast kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Serbisë do të duhet të përgjigjen, shkruajnë mediet serbe.

Siç mësohet, një aksion i tillë ka kohë të gjatë që është përgaditur.

Related Articles

Back to top button