Lajme

Enti parashkollor “8 Marsi” në Preshevë program festiv për ditën e Nënës

Me këngë e valle fëmijët pranë entit parashkollor 8 marsi në Preshevë kanë shënuar sot ditën e Nënës dhe njëherit 35 vjetorin e entit parashkollor “8 marsi” në Preshevë, raporton Presheva.AL

Para Nënave fëmijët e grup moshave të ndryshme janë prezantuar me program festiv ku kanë recituar dhe vallëzuar dhe kënduan duke sjell buzëqeshje dhe harmoni për Nënat e tyre.

Drejtoresha e këtij instucioni të gjithë Nënave i uroi këtë festë dhe njëherit gjithë personelit të këtij instucioni ditëlindjen, për ndryshe kjo ditë festohet edhe në gjitha paralelet e ndara të entit parashkollor 8 marsi në Preshevë

Related Articles

Back to top button