Lajme

Ka ndërruar jetë veterani i arsimit Latif Thaçi nga Bujanoci

Në Gjilan sot ka ndërruar jetë Latif Thaçi, veteran i arsimit, ndër mësuesit e parë në komunën e Bujanocit.

Latif Thaçi ka lindur në fshatin Muçivërcë të komunës së Kamenicës. Shkollën fillore e ka kryer deri në klasën e katërt në Roganë, dhe e ka përfunduar në Gjilan, ndërsa shkollën normale në Prishtinë.

Latif Thaçi ishte ndër mësuesit e parë, i cili ka dhënë kontribut të veçantë në arsimimin dhe shkollimin e shumë gjeneratave në komunën e Bujanocit.

Ai ka punuar me zell dhe përkushtim në shkollën fillore “Muharrem Kadriu në Tërnoc dhe “Naim Frashëri” në Bujanoc, ku edhe u pensionua.

Latif Thaçi do të mbahet mend si mësues i dalluar, njeri i urtë dhe atdhetar i devotshëm.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën (më 09.03.2016) me namazin e ikindisë në varrezat e qytetit në Gjilan. /Titulli.com/

Related Articles

Back to top button