Lajme

Librat nga Lugina e Preshevës s’i paska kthyer Serbia, por Kosova!?

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka zbuluar sot në Kuvendin e Kosovës se tekstet shqip për nxënësit e Luginës së Preshevës, që kanë qëndruar në terminalin doganor të Preshevës gjashtë muaj, i paska kthyer Kosova, për shkak, së gjoja, skadimit të afatit të tyre dhe se tashmë janë vendosur në Drejtoratin e Arsimit në Gjilan, transmeton Koha.net dhe jo Serbia!

Kështu iu përgjigjë Arsim Bajrami, ministri i MASHT-it interesimit të deputetes Alma Lame për kthimin mbrapshtë të teksteve shqip dedikuar nxënësve në Luginën e Prishtinës nga Serbia në fillim të këtij muaji.

Ai, megjithatë, në vazhdim tha se Kosova, përkundër përpjekjeve dhe apeleve te bashkësia ndërkombëtare nuk ia doli t’i dërgojë këto libra në Luginë.

Bajrami në fund tha se Kosova do të fillojë së zbatuari reciprocitetin me Serbinë.

Related Articles

Back to top button