Ambasadori i SHBA-së në Serbi vizitoi sot Preshevën (Video)
Presheva sot ishte nën masa të rrepta sigurie, e në ndërtesën e administratës komunale për më shumë se një orë u ndalu çdo hyrje-dalje pasi musafir do të jetë ambasadori i SHBA-së në Beograd Kajl Scott.
Ambasadori amerikan u prit nga kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, e gjatë takimit Scott tha se kjo është vizita e parë që i bën një komune pas marrjes së postit si ambasador i ri i SHBA-së në Serbi.
Gjatë takimit Mustafa fillimisht ka ngritur çështjen e teksteve mësimore që ishin si donacion nga repulbika e Kosovës për nxënësit shqiptar e që serbia nuk i lejoi. Mustafa gjithashtu e njoftoi për të gjitha problemet dhe diskriminimet që po bëhen ndaj popullit shqiptar në Luginë.
Rrallë herë ndodhë që ambasadorët të deklarohen për media, por Kajl Scott në Preshevë vendosi të flas edhe atë duke u fokusuar në temat që ishin biseduar me kryetarin Mustafa.
“Është kënaqësi e imja që për herë të parë pas marrjes së detyrës sime të vizitoj Komunën e Preshevës dhe të takoi kryetarin e saj, kemi folur për të gjitha problemet në mënyrë të detajuar e sidomos për gjendjen ekonomike dhe gjendjën e refugjatëve, por është kënaqësi që kryetari ka kontakt dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me ambasadën tonë mardhënie këto që do të shtohen edhe më shumë për zgjidhjen e problemeve që ka ky rajon”.
Ai ka shtuar se populli amerikan ka në qendër të vëmendjes Luginën e Preshevës. Presheva.AL