Vërshimet në Serbi ende nuk bëjnë probleme në Preshevë
Deri sa në Serbinë qendrore dhe perendimore, banorët përballen me vërshimet nga të cilat sipas informacioneve të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë evakuar 154 persona, situate në jugun e Serbisë ende nuk është alarmante.
Sipas njoftimit të Ministrisë, në vendet Osllarë dhe Levosojë të komunës së Bujanocit ka dalur nga shtrati prroji i Sllatinës, mirëpo nuk ka amviseri të rrezikuara dhe niveli i ujit ka stagnuar.
Në vendbanimin Gjellinci në komunën e Banjës së Vrajës, ka dalur uji atmosforik në kanalin i cili derdhet në lumin e Banjshticës, mirëpo aty nuk ka shtëpi të rrezikuara dhe se momentalisht nuk ka as të reshura.
Qendra e menaxhimit të ujit “Morava” nga Nishi, ka shpallur mbrojtjen e jashtëzakonshme nga vërshimet në sektorin N 11.2 Zlatokop, në Vrajë, përshkak të rritjes së Moravës së Binçit i cili vjen nga Kosova dhe Metohia, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.
Burimi: Juzhne vesti dhe Trupi Koordinues