Lajme

Serbia i njeh diplomat e Kosovës nga 4 prilli

Serbia do të fillojë t’i njohë diplomat e Kosovës që nga 4 prilli, jo nga 1 prill ashtu siç u raportua dje. Kështu bënë të ditur media serbe Tanjugu.
Sipas dinamikës së përcaktuar në Bruksel në takimet mes Prishtinës dhe Beogradit thuhet se zbatimi i Marrëveshjes për diplomat që nga viti 2011 do të fillojë nga ata 4 prill. Kështu pohon sot Tanjugu t’i kenë thënë në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Sipas Tanjugut, zgjidhja e kësaj çështjeje ka rëndësi të madhe sepse më së shumti ka të bëjë me popullsinë serbe të Kosovës dhe njohja e diplomave është e nevojshme për punësim në institucionet e Kosovës.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje nga viti 2011 do të mundësonte shfrytëzimin e diplomave të të gjitha institucioneve të akredituara qoftë në Serbi, qoftë në Kosovë, për qëllime profesionale e akademike, pas zbatimit të procedurave të parapara të plotësuara dhe të kritereve për njohjen e diplomave në institucionet përkatës të të dy vendeve.

Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe ka thënë se Beogradi dhe Prishtina kanë shkëmbyer listat e universiteteve dhe programeve të akredituara, ndërsa në listën e 18 universiteteve është përfshirë edhe Universitetin e Prishtinës në Mitrovicë.




Related Articles

Back to top button