Hoxhallarët në Luginë të Preshevës janë përfshirë në politikë!? (Foto)
Hoxhallarët përfshihen në mbështetje të partive politike, e dalja publikisht e disa përfaqësuesve të fesë në krah të kandidatëve, tregon krizën që ka përfshirë këtë komunitet me rryma të fshehta përkatësie politike.
Kohëve të fundit janë shtuar rastet e personave që po dalin publikisht në mitingje elektorale dhe bëjnë foto me kryetarët e subjekteve politike kështu në mënyrë jo direkte u bëjnë thirrje edhe besimtarëve myslimanë që të dalin dhe të votojnë.
Si duket fushata parazgjedhore do ti përfshijë edhe xhematin e këtyre hoxhallarëve në një debat të fortë, me akuza për favorizime politike.
Kërkojmë nga kryetari i Bashkësis Islame të Kosovës z.Naim Tërrnava që ta marrë në kontrollë veprimtarin e bartësve-imamëve të tij në Luginë të Preshevës.
Njëkohësisht është e udhës që edhe organet e drejtësisë të marrin në rishikim rastin në fjalë për shkak se dyshohet se ka shkelje statutore nga ana e prijësve fetar kur dihet se Bashkësit Islame e kanë veprimtarin apolitike.
Para dy vitive BIK-u i Kosovës në prag të zgjedhjeve pat vendosur një info në të gjithë xhamit e Kosovës ku thuhej se: “asnjë imam nuk ka të drejtë të marrë pjesë aktive nëpër tubime politike dhe as të mbajë ligjërata lidhur me politikën”.
Me poshte mund ti shikoni disa foto të hoxhallarëve të “slikatur” me subjektet e partive politike. Presheva.AL