Intelektualët heshtin para halleve të Preshevës
Qyteti i Preshevës po përballet me shumë probleme të cilat ja marrin frymën qytetit,ato janë probleme të natyrave të ndryshme, probleme këto të cilat e ngadalësojnë ose ndalojnë avancimin e Preshevës në të gjitha sferat.
Shume Intelektual në Preshevë janë të përgjumur atëherë kur duhet të reagojnë më shume pas çdo të keqe që përballet qyteti.
Këta burra të këtij qyteti janë bërë mashë e ndonjë partie apo interesi personal. Ata janë aktiv më shumë kur pushteti lokal organizon ndonjë manifestim, drekë apo darkë. Ata ashtu te “fryre”,dhe të veshur me kollare ekspozohen duke garuar më shume se kush të jetë i pari në qendër të vëmendjes të publikut apo të mediave duke luajtur rolin e hipokritit.
Kur duhet të reagojnë për deponinë e plehrave, problemet e shkollave, rrugëve, mungesa e ujit në disa zona të Preshevës, mosrespektimi i dygjuhësisë, papunesine e madhe në qytet, largimin masiv i qytetarëve nga qyteti, mungesën e një teatri, mungesa e sigurisë dhe shumë e shumë halle te tjera,ata zgjedhin te heshtin ose këto probleme i trajtojne nepër lokale të Preshevës,(here herë kthejnë kokën pas se mos i degjoj ndonjë për ato qe flasin).
Ndoshta nuk kane “fajë”,sepse kanë fëmijet e tyre në punë dhe nuk duan te prishin rehatine e tyre.
Po ata mijera te rinje qe u larguan nga Presheva dhe që ne ua vramë ëndrrat dhe shpresat për një jetë më të mirë!?