Lajme

Komuna e Preshevës vazhdonë punët në mbushjen e gropave…! (Foto)

Edhe pse në kushte të papërshtatshme për punë vazhdojnë punët në mbushjen e gropave jo vetëm në këtë rrugë që po paraqesim në foto por në të gjithë Preshevën.

Prej disa ditësh ka filluar arrnimi i rrugëve, përkatësisht mbushja e gropave dhe pjeseve të dëmtuara të rrugëve në territorin e Komunës së Preshevës. raporton Presheva.AL

Rruga tranzit që lidh Preshevën dhe Stacionin Hekurudhor prej vitesh ka qenë e dëmtuar dhe qytetarët që lëviznin me automjete nëpër këtë rrugë kanë pas vështirësi kalimi, por asnjëher askush nuk ishte interesuar që në këtë rrugë të mbushin gropat e tani që zgjedhjet komunale janë afër pushteti lokal është aktivizuar si asnjëher më parë duke filluar me punë intenzive në gjithë rrugët

Madje ata nuk po i ndal moti as shiu e për kualitetin e këtyre punimeve më së miri flasin fotot e më poshtme të shkrepura nga Portali Presheva.AL

Related Articles

Back to top button