Lajme
“Shaban Pyka” me video kundër Ragmi Mustafës
Gjatë ditës së djeshme në kutin e mesazheve të portalit Presheva.AL arriti një mesazh nga një profil i rremë me emrin “Shaban Pyka”, i cili na njoftoi se po pregatit një video kundër kryetarit aktual z.Ragmi Mustafës.
Poashtu mbas mesazhit të parë morëm dhe mesazhin e dytë nga “Pyka” i cili tani më na kishte dërguar edhe videon.
“Shaban Pyka” në video kishte paraqitur dështimet e kryetarit të Preshevës, të shoqëruar me monologin tashmë të njohur për “maskarenjët” nga Reshat Arbana, ku për çudi teksti i lexuar në këtë monolog përshtatej me të gjitha “dallaverat” që pushteti aktual i ka bërë vite me rradhë.
Për të mos e zgjatur më shumë ju ftojmë ta shikoni videon e pregatitur nga Shaban Pyka. Presheva.AL